Dashi
Qetësia do mbizotërojë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Planetët nuk do merren fare me dashurinë dhe do ua lënë gjithçka juve në dorë.
Demi
Do tregoheni të gatshëm sot të bëni lëshime në dashuri dhe gjithçka do shkojë më së miri. Klima do fillojë të ngrohet jashtë mase. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura.
Binjakët
Konfigurimi i mirë i yjeve do e bëjë jetën tuaj në çift sot edhe më të bukur. Do ndiheni të lumtur pranë atij që doni dhe do ia kaloni më së miri. Me financat nuk do keni probleme.
Gaforrja
Nëse doni që marrëdhënia me partnerin të shkojë mirë, tregohuni sa më diplomate sot. Mos lejoni që problemet profesionale apo familjare të ndikojnë në jetën tuaj në çift.
Luani
Do jeni mjaft sensuale gjatë kësaj dite dhe partneri do ndihet me fat që iu ka pranë. Do kaloni momente shumë të këndshme pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme.
Virgjeresha
Ditë e stuhishme kjo e sotmja për jetën në çift. Do keni goxha kontradikta me partnerin dhe kjo do ua prishë humorin. Sipas të gjitha parashikimeve yjore, financat nuk do jenë aspak problematike
Peshorja
Në dashuri do keni shumë sukses gjatë kësaj dite. Në mbrëmje mirë do jetë të organizoni një darkë romantike që ta ndizni edhe më tepër atmosferën. Në planin financiar do keni mbështetjen e yjeve.
Akrepi
Venusi, perëndesha e dashurisë do ju bëjë edhe më të lumtur gjatë kësaj dite. Do flisni për gjithç- ka me partnerin dhe nuk do i mbani të fshehta njëri-tjetrit
Shigjetari
Partneri do iu përgatisë një surprizë të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite dhe ju do iu duket vetja si në ëndërr. Në planin financiar duhet të tregoheni më të vëmendshëm
Bricjapi
Sot do ia shprehni më tepër ndjenjat partnerit. Do jeni me humor dhe do toleroni më shumë. Tregohuni më të zgjuar në planin financiar dhe shpenzoni me maturi.
Ujori
Ata që janë në çift do vazhdojnë të përjetojnë emocione të mëdha. Partneri do bëjë gjithçka që ju të ndiheni mirë, madje edhe do iu tolerojë mjaft. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha.
Peshqit
Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj në çift. Për pjesën më të madhe gjërat do shkojnë mirë dhe bashkëpunim ka gjasa të përforcohet edhe më tepër.