Me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30. Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plpte te rrethanave të ngjarjes.