Një djalë i ri, 29-vjeç ka qene shënjestra e një sulmi me eksploziv të ndodhur gjatë orëve të natës. Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 01:30, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë, i është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës shtetasit, K.M., 29 vjeç.
Policia bën të ditur se ka shoqëruar disa persona të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.