Banorët e Qafë Mollës në Mirditë kanë reaguar pas vendosjes së simboleve turke në Hec-in e zonës nga firma turke që ka kryer punimet.
Firma turke që ka ndërtuar Hec-in e Qafë Mollës është përballur disa herë më protestat e banorëve të Mirditës, madje dhe për një flamur turk të vendosur në Rrugën e Kombit.
Banorët i kërkojnë instancave vendore të marrë masa për këtë çështje teksa kanë njoftuar se do tubohen në protesta.
Edhe më herët ka pasur përplasje mes banorëve të Mirditës dhe përfaqësuesve të policisë pasi firma turke nuk dëmshpërblente banorët. /lezhanews.com/