Gjatë aksionit në orët e para të vitit të Ri 2018, policia ka kryer kontrolle me drager, ndërsa mësohet se njëri prej drejuesve i ka shpëtuar kontrollit.
Shoferi i dehur është kapur disa kilometra pasi policia i ishte vënë pas, pikërisht në Rinas. Pasi u kontrollua blutë e kryeqytetit zbuluan se ai ishte një person i shpallur në kërkim edhe për dhunë ndaj një femre.
‘Nën efektin e alkoolit si bindet urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar, por kapet në rrugën e Rinasit pas ndjekjes nga Policia Rrugore.
Personi shoqërohet për në Komisariat për akuzën e ‘kundërshtim të punonjësit të Policisë, por i kërkuar edhe për një ngjarje ku ka dhunuar një shtetase’, bën të ditur policia.