Mbrëmjen e djeshme për rreth 20 minuta ashtu si edhe gjatë ndërrimit të viteve, gjysma e kryeqytetit ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike, për të paktën 20 minuta, pas një defekti në linjën 110 kv që furnizon me energji nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe Kinostudion.
Por ashtu si rastin e parë, duke iu referuar burimeve zyrtare pranë OST-së mësohet se linja dyshohet të jetë qëlluar sërish gjatë natës siç mund të shihni edhe në foton e siguruar. Aty duken qartë gjurmët e plumbit që ka depërtuar në telat përcjellës.
Punonjësit e OST kanë punuar gjatë natës dhe kanë rregulluar defektin, ndërsa OST ka depozituar sërish një denoncim pranë komisariatit numër 4. Blutë e kryeqytetit kanë nisur menjëherë hetimet për dëmtimin e linjës 110 Kv të OST në Babrru. /balkanweb.com/