Dy shqiptarë të moshës 34 dhe 35 vjeç dhe një italian dyzet e gjashtë vjet nga Napoli, por që banonin në Bastia Umbra u arrestuan pas një hetimi të gjatë për grabitje. Arrestimi u krye nga karabinierët e Città di Castello dhe Foligno dhe të seksionit të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Perugisë, shkruajnë mediat italiane.
Shqipatrët u mbajtën përgjegjës për një vjedhje në shtëpinë e Derutës, gjatë së cilës kishin marrë para dhe pasuri për një vlerë totale prej rreth 4 mijë 900 euro dhe një tjetër brenda një kompanie industriale në Marsciano në shkurt ku kishin vjedhur një sasi të madhe shishe verë me vlerë rreth 9,500 euro.