Një person është gjetur i pajetë në fshatin Porodinë të Korçës, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Mësohet se viktima është Hysni Myrtollari pronar i një pularie.
Më datë 02.01.2018, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, është gjetur i pajetë trupi i shtetasit H.M, rreth 67 vjeç. Nga të dhënat e para si dhe kqyrja e trupit të të ndjerit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, e cila u gjet në afërsi të trupit të tij. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave/shkaqeve të ngjarjes.
Shtetasi kishte një aktivitet privat (pulari) në këtë fshat. Trupi është gjetur në një ambjent të veçuar të kësaj pularisë (pronë e tij) mesa thonë ata që e njohin.