Portali Politiko.al, mbrëmjen e të mërkurës ka publikuar dy materiale audio ku flitet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, që ‘ndërroi duar’ duke iu kaluar Habilajve. Në disa raste bashkëbiseduesit i referohen Samirit si ‘ai kushëriri ynë’ Në audion e parë dëgjo një bisedë disa minutëshe, regjistruar nga Prokuroria e Katanias, zhvilluar ndërmjet pjesëtarëve të ‘klanit Habilaj’, të mbajtur në përgjim për disa vjet.
Audio 1
Në materialin e dytë audio, më e gjatë se e pari, flitet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ish ministër i Brendshëm, ku ky i fundit ia kishte shitur Habilajve. Në disa raste bashkëbiseduesit i referohen Samirit si ‘ai kushëriri ynë’.
Audio 2
Ende nuk dihet se si janë siguruar materialet e përgjimit dhe nëse pas këtyre publikimeve audio mund të ketë një kthesë në hetimet ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.