Me datë 03.01.2018, në QSUT në reanimacion, ka ndërruar jetë shtetasi P.L vjeç 53, banues në Lezhë, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në spitalin e Burgut, Tiranë. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale pasi shtetasi P.L ishte i sëmurë rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.