Arkitekti i mirënjohur me origjinë shkodrane Artan Shkreli, një hulumtues i spikatur i vlerave të rrafshit të Veriut por jo vetëm, ka sjellë në vëmëndje një vepër thuajse të panjohur të Kol Idromenos. Bëhet fjlë për një pikturë të mjeshtrit të madh Idromeno të titulluar “Shën Lorenci”. Bashkë me pikturën, Shkreli ka përcjellë edhe një informacion tejet interesant lidhur me këtë vepër të Idromenos: “P I K T U R A E P A N J O H U R … Shën Lorenci, një delikatesë e fshehur e Kolë Idromenos; për fytyrën e të cilit thuhet se artisti ka përdorë si model të shoqen.“, shkruan në Faceboook Shkreli. ©ShkodraWeb