Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka urdhëruar shkarkimin e 8 punonjësve të Hipotekave, në kuadër të ankesave të qytetarëve. MD mbetet e angazhuar për të zgjidhur aneksat e qytetraëve. Në muajt e fundit përmes platformës qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 207 aneksa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar në Fier, Shkodër, Elbasan dhe Korcë. Janë konstatuar shkelje të ligjit, për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disa vjeacare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korcë, ka thënë ministrja Gjonaj.