Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në aksin Shkoder- Koplik. Në afërsi të vendit të quajtur Ura e Vrakës, një këmbësor me biçikletë është përplasur, sipas gjasave nga një makinë. Për momentin nuk ka më shumë informacione, por i plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa automjeti që e ka goditur është larguar nga vendi i ngjarjes.