Personi i aksidentuar para pak minutave në afërsi të Urës së Vrakës ka vdekur. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për ShkodraWeb se ai ka gjetur vdekjen pak minuta pas përplasjes fatale nga një automjet. Sipas informacioneve paraprake nga policia viktima është Xheladin Ivziku, rreth 60- vjeç. Ndërkohë mësohet se mjeti që e ka përplasur për vdekje është larguar nga vendngjarja. Unifromat blu janë në vendin e aksidentit dhe po punojë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe të autorit. Aksi Shkodër- Koplik është kthyer tanimë në një “aks vdekje” edhe për arsye të mungesës së ndriçimit rrugor. ©ShkodraWeb