Viti 2017 vlerësohet si vit i suksesshëm për turizmin shqiptar. Përveç numrit në rritje të turistëve, kontribut në zhvillimin e sektorit ka dhënë edhe rritja e cilësisë dhe standardeve të shërbimit në sektorin e hotelerisë. Në festën e organizuar në pikën turistike të Razmës, Unioni Turistik Shqiptar ka vlerësuar më të mirët në këtë drejtim. Një prej tyre është edhe “Prestige Resort” në Golem, investim i “Hysenbelliu Group”.
Gjatë mbrëmjes festive në Natyral Razma Resort, unioni turistik shqiptar shpërndau për të pranishmit disa certifikata mirënjohjeje për punën e tyre dhe promovimin e zonave turistike shqiptare gjatë gjithë vitit.
Me certifikate u vlerësua edhe “Prestigj Resort” në Golem, investim i “Hysenbelliu Group” ne bregdetin e Adriatikut. Një resort ku luksoz ku ndërthuret komoditeti, madhështia dhe argëtimi për te gjitha moshat.
Kasa u shpreh se qeveria shqiptare do të ketë vëmendjen tek zhvillimi i mëtejshëm i turizmit.
Ende pa u mbyllur mbrëmja festive u zhvillua edhe një shorte teksa disa prej të pranishmëve u përzgjodhën rastësisht përmes këtij shorteu për të kaluar fundjavën në hotele të ndryshme në zonat turistike të vendit të ofruara nga agjencitë turistike që ishin prezent. Më pas mbrëmja ka vijuar për disa orë duke festuar dhe duke kaluar momente ndryshe nga rutina e përditshme. Razma u zgjodh jo vetëm për të festuar por edhe për të promovuar këtë zonë turistike.
Unioni Turistik Shqiptar ka kurorëzuar aktivitetet e vitit që lame pas me një mbrëmje festive në piken turistike të Razmës. Kryetari I Unionit, Rahman Kasa në fjalën e tij e konsideroi vitin 2017 si një vit të suksesshëm për turizmin në Shqipëri.