Tre javë pasi në zyrën e Adriatik Llallës u ul prokurorja e përgjitshme e përkohshme, Arta Marku, vjen një tjetër lëvizje në radhët e prokurorisë. Këtë radhë, largimi i këshilltarit të Llallës, Albi Serani. Ai e ka njoftuar vetë lajmin e largimit, duke dërguar një mesazh falënderimi për gazetarët me të cilët ka bashkëpunuar.
Mesazhi i Seranit
Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.
Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.
Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ju faleminderit për gjithçka!