Të rinjtë shqiptarë kanë mbushur burgjet e vendeve europiane për vepra të ndryshme penale. Pikërisht koha kur bien pas hekurave është ajo e reflektimit dhe të dalit Zot i vetes, pasi sfidat me të cilat duhet të përballesh janë nga më të ndryshmet. Personat që mund të të lëndojnë në burgjet e huaja janë të shumtë dhe gjatë gjithë kohës duhet të ruhesh nga ndonjë konflikt që mund të lindë nga hiçi. Rasti i një djali shkodran në një burg të Gjermanisë është shembulli tipik se si të rinjtë shqiptarë “shtrohen”.
Djali shkruan se në burg ka mësuar të gatuajë ndërkohë që gjatë kohës kur ishte jashtë nuk dinte të bënte asgjë. Ai e kalon kohën brenda duke kryer aktivitet fizik dhe për këtë ka arritur një formë të mirë fizike. Shkodrani është dënuar me 7 vite burg për grabitje me armë në Gjermani dhe tashmë i kanë mbetur edhe 2 vite të tjera për të shlyer. Gjëja shqetësuese është se pas hekurave, numri i shqiptarëve është i madh dhe ngatërresat me të burgosurit e huaj janë të shpeshta.
Shkodrani shkruan nga burgu për JOQ:
“Pershendetje JOQ, un jam nje shkodran jam tesh 5 vjet ne burg ne Gjermani. Un jam ne burg per grabitje me arme dhe jam denuar 7 vjet dhe 10 muaj. Pak histori e gjate por po i bie shkurt. Ketu kohen e kaloj duke ba sport dhe 23 ore i myllun ne dhome. Burg shum i keq. Shqiptar ka shum. Ngaterresa kemi me te huaj shpesh. Kur te dal nuk e di. Plane nuk baj kurr sepse gjithmone me ecin keq. Kuzhinjer jam ba ktu ne burg sepse kur kam qen jashte nuk kam dit me ba asi sen…Kjo eshte dhoma ime./ JOQ.al/