Gazetarja Klodiana Lala ka numëruar sot shumë arsye përse Haki Çako duhet të ishte shkarkuar apo larguar nga ajo detyrë shumë kohë më parë, teksa tha se i zbatonte në mënyrë të verbër urdhrat e Saimir Tahirit.
“Haki Çako thjesht ka patur titullin se në asnjë moment se ushtroi atë funksion, ishte kryepolic që nuk reagoi kur ndodhën ngjarje të rënda kriminale, kishte përgjime …emëroi dhe shkarkoi këdo që iu diktua pavarësisht mënyrës, do duhet të ishte larguar shumë kohë më parë kur u përfshi në skandalin e përgjimeve …të 12 drejtorët që kishte në varësi direkte sipas raporteve të SHISH ishin të përfshirë në grupet e trafikut, u bindej në mënyrë të verbër urdhrave të Saimir Tahirit, pra në një farë mënyre ishte kryepolic në hije. S’kam fakte nëse Cako ishte vetë i përfshirë në trafikun e drogës. Nuk zgjodhi të ikte me nder sipas meje, të largohej”.
“Para se lajmi të bëhej publik, është thirrur në zyrë nga Xhafa dhe kanë qëndruar koke me koke per 30 minuta. Njerëz shumë pranë ministrit të Brendshëm më kanë thënë që Cako e priste shkarkimin dhe nuk është surprizuar. Kishte arritur një pikë që marrëdhëniet e tyre të ishin zero, ndryshe nga Tahiri kur komunikonte në telefon, Xhafa me Cakon flisnin vetëm me shkresa zyrtare”.