Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika feston sot 76-vjetorin e lindjes. Një urim për të ka ardhur dhe nga politika. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një status në Facebook, ka bërë një mesazh urimi për Robert Ndrenikën
“Jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe gëzime e mirësi pafund për ju i dashur Berti, që me artin e dashurinë që na ke falur, na ke dhënë një referencë krenarie!,” shkruan ai.