Policia italiane ka vënë në pranga një 51-vjeçar shqiptar, të shpallur në kërkim. Ai qëndronte në Itali me dokumente false, dhe nuk kishte leje qëndrimi. Ndaj shqiptarit, rëndojnë akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje, dhe ishte i dënuar nga gjykata italiane me 10.7 vite burg. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Ilir Ashikun. Arrestimi i tij është bërë në rajonin e Scandiano, Reggio Emilia. Shqiptarin e gjetën në shtëpinë e motrës së tij, duke marrë rreze dielli në kopshtin e banesës. Ilir Ashiku tashmë do të vuajë dënimin prej 10 vitesh e 7 muaj burg. Oficerët e policisë së emigracionit nisën verikimet ndaj tij, por zbuluan se identiteti i 51- vjeçarit ishte fals. Pas hetimeve, rezultoi që ai të ishte Ilir Ashiku. Sapo konfirmoi identitetin e tij të vërtetë, agjentët e policisë shkuan për ta arrestuar.