Një zbulim i bujshëm i “La Sapienza” në Romë, mund të ndryshojë të gjithë historinë e mjekësisë. Sipas testeve të para laboratorike të publikuar në revistën “Nature Communications” tumori mund ”të fiket” ose ”ndizet” njësoj si një kompjuter.
Shkencëtarët e “La Sapienza” kanë arritur në pëerfundimin se kjo ndodh falë bllokuesve të rinj molekularë që, duke vepruar mbi shumë shënjestra njëkohësisht, modifikojnë ”kartën e identitetit” të shkruar mbi ADN-në e qelizave tumoriale, duke i bërë të kthehen në normale ose duke i shtyrë drejt vetëvrasjes.
Andrea Mattevi, profesor i biologjisë molekulare në Universitetin e Pavias, sqaron se: “Prej më shumë se 10 viteve studime të mbështetura nga Shoqata Italiane për Kërkimin mbi Kancerin (AIRC), kemi arritur të ideojmë këto molekula të vogla që kanë aftësinë të godasin në mënyrë selektive dy shenjestra të veçanta por të lidhura në funksione dhe afër në hapësirë.
Kjo ishte një provë e bukur e krijimtarisë kimike. Mjafton të mendosh që filluam nga një molekulë që përdorej kundër depresionit dhe Parkinsonit.
“Këto modifikime kimike, që quhen epigjenetike, kanë të përcaktuar identitetin e qelizës. Qeliza tumoriale është një qelizë ‘e çmendur’ dhe ne shfrytëzojmë krizën e saj të identitetit për ta goditur. Ose e ripërtërijmë duke e kthyer siç ishte në origjinë, ose e shtyjmë drejt vetëvrasjes.”