Një 25-vjeçar nga Fieri është ndaluar nga efektivët e gardës pasi ka qëlluar me bombë molotov ndaj Kryeministrisë në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale. Pasi është ndaluar nga garda ai është dorëzuar në Polici ku akuzohet për shkatërrim prone me dashje dhe rrezikon dënimin me gjobë deri në tre vite burg. Ardian Peshtanaku, 25 vjeç nga Fieri, ka pranuar krimin duke thënë se e ka bërë pasi shteti nuk i ka zgjidhur hallet. Ngjarja sipas Report Tv ka ndodhur mesditën e 24 korrikut.