Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, të përgjuar në makinën e tyre gjatë një udhëtimi jashtë nga autoritetet italiane, në një pjesë të bisedës flasin edhe për shumat që sipas tyre mund të bëjë mbrojtësi i tyre në qeveri, Saimir Tahiri.
Moisi Habilaj pretendon se në një muaj ai bën të paktën 5 milion euro. Habilaj dhe Çelaj prekin edhe temën e fushatës elektorale.
Pjesa (II) e bisedës/ tekst
Moisiu: A të isha një muaj në vend të atij, a i zi…Një muaj.
…Sabi qesh
Sabi: Pse, ça ka më shumë ai, a të qivja. Pse ça ka më shumë ai? Ça ka bërë më shumë ai? Ja emrin ka, se lekë nuk besoj të ketë më shumë.
Moisiu: Te bukë e gojës do jetë, a të qivja…!
Sabi: Te bukë e gojës ai…lëre se ai për 6 muaj vete në Hënë.
…Moisiu: Ai, jo për 6 muaj, se nuk e di se çfarë mund të bëjë për 6 muaj: Ai për një muaj mund të ketë bërë…hiç hiç hiç…5 milion euro.
Sabi: Po ashtu i lë në fushatë ai, o Moisi!
Moisiu: Mirë, normale.
Sabi: Ashtu i lë ato lekë ai.
…Moisiu: Fushata, një herë në katër vjet është, Sabi…Ai nuk lë 20 milion euro në fushatë. /politiko/