Drejtoria Vendore e Policise Sarande njoton: Qytetari B.K., ka njoftuar sallën operative të Kufirit në Sarandë dhe ka thënë se ndodhet në Krorëz së bashku me familjen e tij dhe se ndihet i rrezikuar duke qenë se nuk ngjiten dot me këmbë nga mali.
Menjëherë pas njoftimit Policia Kufitare ka mbërritur në Krorëz dhe ka konstatuar që të 12 personat ishin në gjëndje të mirë shëndetësore.
Personat e konstatuar ishin;
1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.
2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.
4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë.
5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.
6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.
7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë
8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.
9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë.
10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.
11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë.
12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.
Policia Kufitare, ka bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorrën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.