Dalin detaje të reja nga tragjedia në Vlorë ku nga zjarri në banesë humbën jetën nënë e bir. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktimat, 73-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe djali i saj 43 vjeçar, Olsi Hoxhallari, kanë shenja dhune në trup, ngre dyshimet se ata mund të jenë vrarë. 43-vjeçari ka një të çarë në kafkë, ndërsa e ëma, ka shenja dhune në fyt.
Policia dyshon se kemi të bëjmë me vrasje, ndërsa për të fshehur ngjarjen, autorët i kanë vënë flakën babesës. Policia ka shoqëruar të afërmit e viktimave për t’i marrë në pyetje nëse ata kanë pasur probleme.