Me lot në sy dhe lule në duar, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarë të viktimave të 21 janarit si dhe anëtarë kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në vendin ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Pas pritjes në selinë e Këshilli të Ministrave, Rama dhe familjarët ecën përgjatë Bulevardit dhe me lule në duar iu drejtuan vendit ku u vranë protestuesit. Kryeministri u përkul në shenjë nderimi dhe respekti për katër të vrarët, ndërsa përshëndeti dhe përqafoi familjarët e Hekuranit, Ziverit, Aleksit dhe Faikut.
Të premten e 21 janarit 2011, kur protesta e opozitës po mbyllej, katër protesuts u vranë nga Garda e Republikës jashtë rrethimit të Kryeministrisë. Familjarët kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsëritën edhe sot duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi.