Studentja 21- vjeçare që u vra nga një i ri ditën e sotme, sipas gjasave e ka parandjerë rrezikun deri diku. Ariela Murati në profilin e saj në Facebook ka postuar një foto që mbase flet. Në anglisht ajo ka postuar: “Guns don’t kill people. People kill people!” (Armët nuk vrasin njerëzit! Njerëzit vrasin njerëzit). Ajo shihet teksa është në një poligon duke qëlluar me armë. Nuk mund të thuhet se ka lidhje direkte me ngjarjen e sotme, aq më shumë kur fotoja është shkrepur kohë më parë. A tregon frikë nga dikush një foto e tillë dhe a po i përcjell dikujt mesazh Ariela, kjo mbetet të investigohet nga prokuroria.
Po në profilin e saj, 21- vjeçarja ka postuar edhe një foto me ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mbase ka qënë e rastësishme apo vajza ka marrë pjesë në një aktivitet ku ishte edhe ministri i Brëndshëm i asaj kohe. Natyrisht, kjo foto nuk mund të ketë lidhje me ngjarjen e sotme tragjike.