Ndalohet bashkëpuntori i vrasjes së shtetases Suela Sula, ngjarja e ndodhur me datë 18.04.2016 në Shkodër, ku në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti saj, shtetasi Sadetin Sula.
Sot me datë 21.01.2018 nga strukturat e D.V.P. Shkodër , u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit:
Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpuntorë në vrasjen e shtetases S. S.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në mardhenie familjare, kryer në bashkëpunim”.