Ngjarja e rëndë që u mori jetën dy personave në Vlorë, pasi ata u dogjën në banesë ende nuk është zbardhur plotësisht nga policia. Selvie dhe Olsi Hoxhallari, ishin kthyer pak kohë më parë nga Gjermania, por ditën e djeshme u gjetën të djegur në banesë. Uniformat blu kanë vijuar hetimet dhe mësohet se ditën e sotme janë shoqëruar dhe pesë persona të tjerë të cilët dyshohen të kenë lidhje me vrasjen.
Po ashtu bëhet me dije se një person tjetër është shpallur në kërkim pasi polica ka dyshime të forta se ai ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Emri të shpallurit në kërkim nuk bëhet ende me dije, pasi ngjarja është ende në hetim. Policia ka liruar dhe familjarët e viktimave, të cilat kanë qenë të shoqëruar ditën e djeshme për të dhënë dëshminë e tyre.