Në vijim të punës për pastrimin e kanaleve kulluese të dyta dhe të treta, po punojmë në Njësinë Administrative Guri i Zi. Sipas planit të veprimit po punojmë momentalisht në fshatin Kuç për pastrimin e 12 km kanale kulluese dhe puna do të vijojë në fshatrat Vukatanë dhe Juban të kësaj Njësie Administrative në një gjatësi prej rreth 25 km. Sipërfaqja e tokës e përmirësuar në kullim, në perfundim të ndërhyrjes në këtë NJA arrin në rreth 1150 hektarë. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/