Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar të dhëna interesante lidhur me procesin e zhvarrimeve që po bëhen në Jug të vendit, duke sjellë të dhënat e nje procesi të tillë në vitin 1985. Dervishi shkruan: “Dragoti midis dy zhvarrimeve të viteve 1985 dhe 2018
Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).”.