Me lule dhe fotografitë e Arielës në duar, të rinj dhe aktivist të të drejtave të njeriut në Lezhë, kanë zhvilluar një marshim homazh në përkujtim të studentes 21-vjeçares, e cila mesditën e së dielës u qëllua për vdekje nga shoku i saj Aldison Belulaj.
Të pranishmit lëvizen në këmbë përgjatë bulevardit Gjergj Fishta dhe më pas ndezën qirinj pranë obeliskut të Besëlidhjes, ndërsa kanë kërkuar sensibilizimin e shoqërisë për t’ju dhënë fund ngjarjeve të tilla.
Vrasja e Ariela Muratit nga shoku i saj para fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, tronditi mbarë opinionin publik, të cilët e kanë dënuar ashpër këtë krim. /shqiptarja.com/