Duke iu referuar lajmeve të komunikuara sot nga Ministri i Energjisë, Damian Giknuri, Shoqëria Hydro S.r.l. (Becchetti Energy Group) ka detyrimin të saktësojë se Vendimi i dhënë nga Gjykata e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) është një Vendim i pjesshëm për të cilin nuk është bërë asnjë cilësim vlere dhe për të cilën vetë Gjykata është e rezervuar.
Është me vend të qartësohet se ky Vendim i pjesshëm nuk ka marrë në shqyrtim provat e depozituara lidhur me shpronësimin e koncesionit sepse ato janë dorëzuar më vonë. Përkundrazi, Arbitrat ftuan Hydro-n për të filluar një arbitrazh të dytë.
Hydro, më 30 qershor 2017, njoftoi Qeverinë Shqiptare dhe Ministrinë e Energjetikës për kërkesën e dytë për Arbitrazh në të cilën nga Hydro ICC-së ju kërkua të konstatojë:
Keqbesimin kontraktor nga ana e Ministrit të Energjisë për krijimin e provave të rreme nëpërmjet agjencisë në varësi të tij, AKBN, lidhur me moskryerjen e pretenduar të punimeve të përgatitjes së materialit për trupin e digës në Kalivaç, siç u pranua më në fund me shkrim edhe nga vetë Qeveria dhe mbi të cilat u mbështet e gjithë çështja penale, veçanërisht kundër Francesco Becchettit.
Detyrimin e Ministrisë së Energjisë për të paguar kompensimin për shpronësim siç parashikohet në Marrëveshjen e Koncesionit.
Dëmet për të cilat Hydro pretendon shpërblim llogariten në qindra miliona euro. Seanca e parë në këtë arbitrazh u mbajt më 23 janar 2018.
Administratori i hidrocentralit, Ceccobelli deklaron:
“Unë do të sugjeroja që, për të informuar publikun shqiptar në mënyrë transparente, Ministri Gjiknuri duhet të presë derisa të shpallet Vendimi përfundimtar i arbitrazhit dhe rezultatet e shumë çështjeve tjera që janë në zhvillim”.
Romë më 25 Janar, 2018 /Deklaratë për mediat e Shoqëria Hydro S.r.l. (Becchetti Energy Group)/