Qarkullonte me armë zjarri pa leje në Tiranë, si pasagjer në një makinë që përdorte fenelinë policie, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që përdorte fenelinën e policisë për veprën penale “Mbajtja pa të drejte e uniformës.
Në vijim të masave për evidentimin dhe kapjen e atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , rreth orës 23.00, gjatë një kontrolli të befasishëm në rrugën “Tom Plezha”, Tiranë, në automjetitn me targa angleze që drejtohej nga shtetasi F.H, rezultoi se:
Aleksandro Karaj, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë , i cili ishte pasagjer në automjet, gjatë kontrollit fizik i’u gjet në trup një Pistoletë e markes “Beretta” kalibri 7.65 mm.
Shtetasi i lartpërmendur u arrestuan në flagrancë për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”.
Gjatë kontrollit të mëtejshem në automjet policia gjeti një palë fenelina policie për të cilën u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, drejtuesi dhe perdoruesi i automjetit, shtetasi: F. H. 38 vjeç, lindur dhe banues Tiranë .
Në cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i Pistoletës e tipit ”Beretta” kalibri 7.65 mm, bashkë me një kreher me 5 (fisheke), autoveture e markes ”Nissan”, modeli ”Murano”, një dritë feneline si ato që përdor policia, si dhe një palë dylbi.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit” dhe veprën penale “Mbajtja pa te drejte e uniformes”. /Njoftim për mediat i Policisë së Shtetit/