Protesta e opozitës në Tiranë po gjen jehonë e mbëeshtetje edhe jashtë vendit. Në faqet e Facebook janë botuar foto dhe mesazhe solidariteti me atë që po ndodh në këto momente në kryeqytet.
“Mbeshtetje dhe solidaritet live nga Londra për protesten shqiptare në Tiranë. Stop Largimit nga Shqiperia. Thuaj po të ardhmes më të mirë në Shqiperi, atdheun tonë te dashur. Resistence paqesore, demokratike dhe Europiane! ✌️✌️✌️”, shkruhet në njërin prej mesazhe i shoqëruar edhe me foto.