Një shtetas malazez 38- vjeçar ka shtypur me maunen e tij dy lopë, njëra prej të cilave ka ngordhur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Vukpalaj të Malësisë së Madhe dhe sipas unifromave blu bagëtitë i kanë prerë rrugën. Gjatë përplasjes është dëmtuar edhe mjeti i drejtuar nga shoferi malazez.
“Më datë 27.01.2018, në aksin rrugorë Koplik-PKK, Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, shtetasi B.K, vjeç 38, banues në Podgoricë, Mali i Zi, me leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip “Skania”, i kanë ndërprerë rrugën dy bagëti të trasha (lopë), si rezultat i përplasjes ka ngordhur njëra prej tyre dhe ka pasur dëmtime materiale të mjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.”, thohet në njoftimin zyrtar të policisë.