Policia e Shkodrës ka njoftuar arrestimin e një 40- vjeçari nga M.Madhe. Sipas njoftimit të policisë, shoferi nga Malësia e Madhe është arrestuar në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës, pasi u konstatua se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur. “
Më datë 27.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C, vjeç 40, banues në fshatin Zagorë, Malësia e Madhe, pasi në lagjen “Skendërbeg”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Lançia””, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës.