Nje grua 44- vjeçare ka vendosur ti japë fund jetës duke u vetë djegur. Ndërsa kishte marr zjarr, ajo është pikasur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka qënë e mundur që 44- vjeçarja të shpëtohet. Ndërkohë, janë mister arsyet që e shtynë gruan në këtë akt makabër.
“Më datë 27.01.2018, në spitalin “Nënë Tereza”, tek pavioni i djegieve, ka vdekur shtetasja M.A, vjeçe 44, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se kjo shtetase është vetëdjegur në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.