Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi gjatë një takimi të posaçëm sektorial, në fokus të së cilit ishte mbështetja e fermerëve për të qenë përfitues të skemave bujqësore deklaroi se për projektin është gati që të diskutojë me të gjitha grupet parlamentare, madje të shkojë në selitë e tyre.
Peleshi komentoi edhe protestën e opozitës duke e cilësuar kauzën të vjetër. “Jam gati për diskutim dhe ballafaqim me të gjithë deputetët e grupeve parlamentare, qoftë dhe në selitë e tyre.
Por, për fat të keq opozita ka një axhendë të vjetruar. Dua të përsëris lajmin e mirë nga KE për miratimin e programit më të madh që bujqësia shqiptare ka pasur, 71 mln euro nga BE, 23 mln euro nga qeveria shqiptare dhe bëhet 94 milionë euro për bujqësinë. Kjo është një mundësi dhe një sfidë e madhe për ne” deklaroi ai.