Nënkomisioni ‘ad hoc’ për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë është mbledhur sot për të miratuar listën e dytë me emrat për t’ia dërguar Kuvendit për miratim.
Ky komision ka përjashtuar nga grara Alitn Hazizaj, i cili ishte kandidat për KLGJ nga radhët shoqërisë civile. Vendimi vjen pas akuzave të PD se Hazizaj prekej nga ligji i dekriminalizimit.
Mbledhja është zhvilluar me debate të forta mes shumicës dhe opozitës, ndërsa avokati Saimir Visha është tërhequr nga gara. Përmes një letre dërguar Kuvendit, ai shprehet se “nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike”.