Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Tetovë, ku një nënë shqiptare bashkë me 4 fëmijë humbën jetën nga zjarri në banesë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Manastir.
Një nënë bashkë me djalin e saj 17-vjecar ka humbur jetën, pasi banesa është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Daveani, shkruajnë mediat maqedonase.
Dy zjarrfikësve kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin, por ishte shumë vonë për t’i shpëtuar. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.