Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Pediatrisë në QSUT. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes raportojnë për një person të shtrirë në tokë, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur rëndë. Policia është nisur në vendngjarje për të zbardhur të plotë ngjarjen.