Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Pediatrisë në QSUT. Autorët kanë qëlluar me pesë plumba një person i cili sipas burimeve policore ka humbur jetën në vend. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ve. Autorët kanë qene te pajisur skafandër dhe pasi ka qëlluar me armë zjarri janë larguar me shpejtësi me një motor.