Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Pediatrisë në QSUT.
Autorët kanë qëlluar me pesë plumba një person i cili sipas burimeve policore ka humbur jetën në vend. Ndërkohë, e gjithë ngjarja është parë nga dy infermiere të Pediatrisë të cilat kanë qenë duke kaluar në rrugën ku ndodhi atentati. Policia ka shoqëuar tre persona për t’i marrë në pyetje.
Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra larg godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror. Autorët mbeten ende në arrati, ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të Tiranës.