Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka zhvilluar paraditen e sotme një inspektim në shkollën “Ded Gjo Luli” të fshatit Hot i Ri në NJA Rrethina. Ademi është pritur nga drejtori i shkollës Gjovalin Kodra dhe stafi i shkollës, sepse vizita koencidoi me pushimin e madh. E shoqëruar nga inxhinieri i firmës që po kryen punimet dhe administratori i NJA Rrethina Vlash Pjetri, Ademi ka parë nga afer punimet që po kryhen në këtë shkollë me fonde të Bashkisë Shkodër. Punimet restauruse në këtë shkollë kanë nisur që në vitin 2016 dhe etape pas etape, imazhi i saj po ndryshon pozitivisht.