Drejtoria Vendore e Policise Sarande njofton: Policia arreston në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen rëndë të një tjetri. Shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të tjerë të kësaj ngjarje. Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasit:
– P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.
– E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
– D.K., 24 vjeç, banues në Borsh
– E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:
– R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të dyshuar:
– N.H.20 vjeç
– Xh.M.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.