Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Në letrën e tij, Imeraj sqaron se dorëheqja e tij vjen për arsye personale dhe shëndetësore.
Besnik Imeraj është një emër jo i panjohur për opinionin publik. Përveçse ka gjykuar dosjen e Lulzim Bashës për aferën me rrugën Durrës-Kukës në kohën kur ishte Ministër i Transporteve dhe atë të Ilir Metës, pas video-përgjimit të Dritan Priftit, zoti Imeraj ka qenë edhe “violina e parë” kundër procesit të Vettingut.
Ai ka qenë ndër të parët që ka zvarritur procesin e Vettingut duke kërkuar që ta shqyrtonte Komisioni i Venecias. Kujtojmë se kjo vetëm sa shtyu në kohë miratimin e reformës në drejtësi, pasi Komisioni i Venecias nuk bëri asnjë ndryshim në formulimin e saj.