Një ditë më parë u paraqit në Prokurori ku u morn ë pyetje për aferën e CEZ. Ndërsa sot ka zgjedhur të ironizojë marrëveshjen mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt dhe prokurores Arta Marku.
Fjala është për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili me anë të një statusi jë Facebook, ka komentuar marrëveshjen e firmosur këtë të premte.
“Marreveshja Xhafa-Marku, tallje fundshpine pas rrezimit te prokurorise per Tahirin” shkruan Berisha.
Më herët deputetët e Partisë Demokratike, mbajtën një konferencë për të kundërshtuar marrëveshjen mes dy zyrtarëve të lartë.