Shkruan në Twitter ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj: “Përgëzime për përkushtimin dhe profesionalizmin drejtuesve Drejtorisë Shkodër dhe oficerëve të hetimit që u përfshinë në hetimin e këtij grupi kriminal. Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër. Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mirë!”, shkruan Xhafaj.
Ministri thotë se ky është suksesi i radhës i dyti në pak muaj. “Një tjetër sukses i Operacionit #ForcaELigjit, i dyti në pak muaj, në Shkodër. Muaj intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkëkohore, nga strukturat hetimore Shkodër dhe Forcat Operacionale në qendër”, shkruan në Twitter ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj.