Informacion për situatën e shkarkimeve nga hidrocentralet e Vau- Dejes dhe të Komanit
Sipas burimeve mediatike, si pasojë e rreshjeve, kanë nisur shkarkimet në hidrocentralet e Vau- Dejësit dhe të Komanit.
Ndërkohë, pas komunikimit zyrtar me Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër në orën 21:50, na është komunikuar se hidrocentralet po punjnë me kapacitet të plotë por nuk ka shkarkime.
Me burimet tona njerëzore, ne po mbajmë nën monitorim situatën në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë së Shkodrës. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/